Home LAJME Vazhdohet greva në shëndetësi edhe për 48 orë

Vazhdohet greva në shëndetësi edhe për 48 orë

59
0
SHARE

Këshilli Qendror Grevist i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës ka vendosur të vazhdojë edhe për 48 orë.

FSSHK thotë se pas festës së Vitit të Ri, më 3 janar 2019, do të vazhdohet me grevë pa limit kohor deri në reflektimin e qeverisjes vendore ndaj kërkesave të punonjësve shëndetësorë.

“Kjo vjen për shkak se nivelet e larta të vendimmarrjes shtetërore të Republikës së Kosovës nuk reflektuan në kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në lidhje me pagat e punonjësve shëndetësorë”, thotë FSSHK.

Ndryshe, të mërkurën në ora 07:00 ka filluar greva 24 orëshe.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se pagat e punonjësve shëndetësorë janë parashikuar të rriten vitin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here