Home Ekonomi Eksperti amerikan i energjisë: S’duhet ta hiqni nga tavolina projektin e Termocentralit...

Eksperti amerikan i energjisë: S’duhet ta hiqni nga tavolina projektin e Termocentralit “Kosova e Re”

67
0
SHARE

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi në një konferencë për media, ka njoftuar se është formuar Bordit Këshillëdhënës për sektorin privat brenda Odës Ekonomike të Kosovës, me qëllim që të ofrimit të zgjidhjeve të problemeve ekonomike sidomos për edukim, energji, nxitje të investitorëve të huaj në Kosovë.

Drejtori i këtij bordi dhe eksperti amerikan i energjisë, Gary Dirks,  i cili tha se përmes ekspertizës së tij që kryesisht lidhet me energjinë do mundohet të ofrojë ide dhe zgjidhje për problemet ekonomike në vend.

I pyetur nga gazetarët se si duhet të veprojë Kosova me TC “Kosova e Re”, Dirks ka thënë se ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” nuk duhet të hiqet nga tavolina për shkak të kushteve favorshme dhe nevojës për kapacitetet energjetike.

“Kosova ka kapacitete me thëngjill dhe i nevojitët energjia, por edhe ajo solar. Në rastin e TC “Kosova e Re”, nuk duhet ta hiqni nga tavolina këtë projekt, natyrisht duhet të shikohen dhe kushtet e negocimit”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here