Home Magazina Eni Koçi: Nuk i kam ndërprerë studimet për mjekësi, dhe as nuk...

Eni Koçi: Nuk i kam ndërprerë studimet për mjekësi, dhe as nuk do t’i ndërpres derisa të kualifikohem

389
0
SHARE

Këngëtarja Eni Koçi është shumë e pëlqyera nga mijëra fansa anë e mbanë trojeve shqiptare për muzikën e saj.

Përveç muzikës, ajo ka zhvilluar aktivitetin e saj edhe në biznes, pasi bashkë me motrën e saj, Gretën, menaxhojnë një butik në qendër të Tiranës.

Dhe përveç këtyre, Eni vazhdon të jetë një studente e mjekësisë, degë të cilën e studion tash e sa vite në Britaninë e Madhe.

Në një pyetësor të bërë nga fansat së fundmi në rrjetin social Instagram, njëra nga pyetjet ishte pikërisht në lidhje me studimet.

Njëri nga fansat e kishte pyetur atë nëse ajo i kishte ndërprerë studimet në Angli, dhe përgjigjja e Enit ishte strikte “jo”.

“Nuk i kam ndërprerë dhe nuk i ndërpres derisa të arrij kualifikimet që synoj”, ka shkruar këngëtarja në InstaStory.

Tash e sa kohë, Eni ndjehet e plotësuar edhe në jetën e private, pasi prej gati dy vitesh ka nisur një lidhje me reperin e njohur kosovar, Genc Prelvukaj. /RadioRINIA/

Foto: Eni Koçi/Instagram

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here