Këngëtarja e njohur Era Istrefi vazhdon të jetë aktive për fansat e saj në Instagram.
Ajo publikon shpesh fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj, gjersa nuk mungojnë edhe fotografitë provokuese.
Së fundmi, këngëtarja 24-vjeçare publikoi një ‘selfie’ mjaft atraktiv, teksa shfaqej para pasqyrës.
Era shquhet për linjat e saj trupore, të cilat nuk ka hezituar t’i ekspozojë në thuajse asnjë prej paraqitjeve të saj.
Foto: Era Istrefi/InstaStory
Këtë vit, ajo ka qenë shumë aktive edhe në muzikë, duke kujtuar suksesin më të madh të saj – pjesëmarrjen në këndimin e himnit të Kampionatit Botëror 2018.
Ajo është duke punuar sërish në projekte të reja në arenën ndërkombëtare, këngë të cilat pritet t’i publikojë për fansat në muajt në vazhdim./RadioRINIA/
Era Istrefi në Kampionatin Botëror 2018 (Foto: Ryan Pierse/Getty Images/Guliver)