Home Teknologji Facebook mund të zhvilloj funksionin e WhatsApp për transferimin e parave me...

Facebook mund të zhvilloj funksionin e WhatsApp për transferimin e parave me kriptovalutë

105
0
SHARE

Nëse kërkoni të transferoni para për miqtë ose anëtarët e familjes përmes telefonit , ka disa mënyra për të bërë këtë. Ekziston PayPal, Venmo, Apple Pay, dhe kështu me radhë.

Tani është bërë e ditur se WhatsApp ka punuar në një funksion të transferimit të parave dhe një raport nga Bloomberg ka zbuluar se Facebook mund të planifikojë përdorimin e kripto-valutës për ta bërë këtë.

Sipas raportit, Facebook mund të planifikojë të zhvillojë atë që njihet si një “stablecoin”, që është një formë e kripto-valutës që lidhet me dollarin amerikan. Ideja prapa kësaj është se ajo do të ndihmojë në minimizimin e çdo paqëndrueshmërie që lidhet zakonisht me kriptovalutat, si Bitcoin, që ka qenë i njohur për luhatje të madhe.

Facebook ende nuk e pranon zyrtarisht se kjo është diçka për të cilën po punojnë, por një zëdhënës i kompanisë konfirmoi se Facebook është duke eksploruar mënyra për të përdorur teknologjinë blockchain.

“Si shumë kompani të tjera, Facebook është duke eksploruar mënyra për të nxitur fuqinë e teknologjisë blockchain. Ky ekip i ri po shqyrton shumë aplikacione të ndryshme. Ne nuk kemi asgjë për të ndarë më tutje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here