Home LAJME Familja Abazi përfiton donacion edhe nga LDK në Solothurn

Familja Abazi përfiton donacion edhe nga LDK në Solothurn

377
0
SHARE

Edhe pas mbrëmjës humanitare, Pak nga ne, shumë për ata IV, e cila është mbajtur të shtunën, po vazhdojnë donacionet e njerëzve të vullnetit të mirë në mbështetje ndaj familjes Abazi.

Një shumë të konsiderueshme të të hollave ka mbledhur dega e LDK’së në Zvicër, përkatësisht nëndega e Solothurn, përfaqësuesit e të cilët ia dorëzuan donacionin të martën kreut të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Gjatë ditës se djeshme, kryetari Haziri ka pritur në takim falënderimi kryetarin ne degës së LDK;së atje, Ahmet Kosumi, sekretarin Mustafë Behluli dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Më pas, shuma e konsiderueshme e të hollave iu dorëzua familjes Abazi, e cila në tërmetin e Shqipërisë, humbi dy djemtë e saj, Isën dhe Shemsedinin. /RadioRinia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here