Home LAJME Fc Futsal “Jetoni” në çerekfinale të Kupës së Kosovës me Fc...

Fc Futsal “Jetoni” në çerekfinale të Kupës së Kosovës me Fc Futsal “Liburnin”

584
0
SHARE

Këtë të premtë, duke filluar nga ora 19:30, mbahet çerekfinalja e Kupës së Kosovës në Futsall, në Palestrën: Bashkim Selishta – Petriti në Gjilan.

Fc “Jetoni” nga Gjilani do të luaj me kampionin aktual Fc “Liburnin” nga Gjakova.

Ekipi i sapoformuar nga Gjilani, ka arritur të kualifikohet në çërekfinale të Kupës së Kosovës kundër ekipit të Fc “Rahoveci” me rezultat 4-2. Pas kësaj fitore, djelmoshat nga Fc Futsal Jetoni, janë të gatshëm për këtë ndeshje dhe shprehen mjaftë bindës në fitoren e ardhshme.

Drejtori  sportiv Jeton Haziri tregon se djelmoshat nga ky ekip vazhdimisht janë në përgaditje për ndeshjen e radhës dhe shprehet se në rast fitore, ka vendosur që lojtarët e tij ti shpërblej me premin prej 1000Euro.

Kujtojmë që Futsali është shumë i organizuar në Kosovë dhe ekipet tona shpesh kanë ditur të kenë sukses në garat ndërkombëtare. Ndonëse në qytetin e Gjilanit, Futsal nuk ka qenë edhe aq i zhvilluar, por ekipi i sapoformuar FC JETONI, po e dëshmon të kundërten me fitoret e arrituara në këtë sport. Vlenë të cekët se Fc “Jetoni” Futsal, është themeluar në shtator të këtij viti.

Ftohen të gjithë tifozet dhe sportdashësit Gjilanas që të vijne dhe te shohin një ndeshje të bukur, spektakolare.

Të premtën nga Ora 19:30 në Palestrën: Bashkim Selishta – Petriti në Gjilan.

/RadioRinia/

Sponsorët e kësaj ndeshje janë:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here