Home LAJME FC Jetoni – FC Liburni 3-4, në çerekfinale të kupës së Kosovës

FC Jetoni – FC Liburni 3-4, në çerekfinale të kupës së Kosovës

891
0
SHARE

Të premten ka përfunduar çerekfinalja e kupës së Kosovës në Futsal. Në qerekfinale u ndeshën FC “Jetoni” me Fc “Liburnin”, ku loja përfundoj me rezultat 3-4.

Ka qenë një lojë e mirë dhe një përformancë e shkëlqyer e lojtarëve si nga ana jonë ashtu edhe nga ana e Klubit Gjakovar Fc “Liburni”, tha drejtoi sportiv Jeton Haziri. Por jo gjithçka shkoi në rregull gjatë ndeshjës. Dy drejtorët sportiv të këtyre klubeve u shprehen të dëshpruar për padrejtësit që kishte gjatë lojës nga ana e Referit.

“Loja në mes kampionit të Kosovës FC Liburni dhe ekipit të sapoformuar të Gjilanit FC Jetoni, për ne si klub ishte një befasi e këndshme pasi që bëm një bndeshje të mirë dhe korrekte, ku dua ta falenderoj udhëheqësin e klubit mysafir e në veqanti drejtorin Jeton Haziri për një organizim të shkëlqyer. Për ne FC Jetoni e ka vendin në superligë pasi që në mesin e vet kishte shumë lojtarë cilësor, prandaj i urojmë shumë fat në garat vendore dhe inkuadrim sa më të shpejtë në superligë”, tha drejtori i FC Liburnit nga Gjakova, Abaz Beqa.

“Padyshim që ekipa jonë ka vendin në superligë, kësaj here nuk na ua dha mundësia por ne do të vazhdojmë tutje për të arritur aty ku duam”, u shpreh Jeton Haziri.

Ai gjithashtu falenderoj drejtorin, Abaz Beqa dhe ekipin e tij për spektaklin e shkëlqyer që sollën në Gjilan.

Kujtojmë se FC Jetoni është themeluar në shtator të këtij viti, dhe deri më tani kan arritur të korrin shumë suksese. /RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here