Home LAJME Federata Ndërkombëtare e Xhudos pyet kush është xhudisti-xhudistja e dekadës? Vlerësohet lartë...

Federata Ndërkombëtare e Xhudos pyet kush është xhudisti-xhudistja e dekadës? Vlerësohet lartë Majlinda Kelmendi

415
0
SHARE
Kosovo's Majlinda Kelmendi receives the gold medal after winning the women's 52-kg judo competition at the 2016 Summer Olympics in Rio de Janeiro, Brazil, Sunday, Aug. 7, 2016. (AP Photo/Markus Schreiber)

Në prag të përfundimit të vitit dhe dekadës, Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka parashtruar një pyetje: “Cili është xhudisti ose xhudistja më e mirë e dekadës?”, ndërsa ka intervistuar disa prej atletëve më të mirë aktualisht ndërsa ka përfshirë edhe komentator dhe analistë të sportit.

Mesin e tyre ka folur edhe legjenda e xhudos, greku i natyralizuar, Ilias Iliadis i cili vlerëson xhudisten shqiptare si më të mirën e dekadës.

“Majlinda Kelmendi. Është e fort, ka një xhudo të mirë por edhe është një person i mirë” – shprehet kampioni i shumëfish botërorë.

Përpos Ilias Iliadis, një tjetër xhudiste që ka vlerësuar Majlinda Kelmendin si më të mirën e dekadës, ka qenë edhe zviceranja Evelyne Tschopp.

“Për mua është Majlinda Kelmendi pasi është për një kohë të gjatë është në nivel të lartë. Ka fituar medalje në evropian, botërorë dhe olimpiadë. Është njëra prej më të mirave për mua”– ka nënvizuar xhudistja zvicerane.

Majlinda Kelmendi mbetet favoritja kryesore për medaljen e dytë te artë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Majlinda Kelmendi është njëra ndër xhudistet më të mira në dekadën e fundit. 28 vjeçarja nga Peja, krenaria e kombit shqiptar, është sportistja më e dekoruar në histori në kategorinë 52 kg dhe njëra ndër garueset me më së shumti medalje të fituara në të dyja konkurrencat. /RadioRinia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here