Home LAJME Ftesa e Speciales për Veselin, Pacolli: Lufta e UÇK-së ishte heroike

Ftesa e Speciales për Veselin, Pacolli: Lufta e UÇK-së ishte heroike

44
0
SHARE

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ftesës që i është bërë kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nga Gjykata Speciale.

Pacolli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se lufta e popullit të Kosovës për liri ishte e pastër, e drejtë dhe me motive të larta humane.

“Kadri Veseli do të ngadhnjejë në këtë sfidë, bashkë me të gjithë ish luftëtarët e UÇK-së, duke i dëshmuar botës civilizuese edhe njëherë se viktimat e vetme në luftë ishim ne. Lufta e UÇK-së ishte heroike, përballë një aparati që kishte qëllim shfarosjen e popullit të Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here