Home LAJME Fushatë burrash që lë nën hije gratë

Fushatë burrash që lë nën hije gratë

257
0
SHARE

Grave kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës, nuk po u jepet hapësira e mjaftueshme në tubime parazgjedhore, thonë përfaqësuese të organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave.

Sipas tyre, edhe në këtë parafushatë që po zhvillohet, pasi që fushata zgjedhore zyrtarisht për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 6 tetorit fillon më 25 shtator, burrat po dominojnë me prezencë si në debate në media ashtu edhe në tubime me qytetarë.

Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, e quan absurd faktin se të gjitha partitë politike, në takime të ndryshme më qytetarë po premtojnë avancimin e pozitës së gruas, e në realitet, sipas saj, po ndodh e kundërta.

“Prezenca e grave në parafushatën zgjedhore është e ulët. Në debatet televizive shohim mungesë drastike të grave politikane, e po ashtu edhe të personave që analizojnë programet e partive në fushatë. Kemi liderë që përmendin gratë ose kohe pas kohe flasin për çështje të grave, por ato trajtohen në mënyrë sipërfaqësore dhe jo në mënyrën se si duhet të trajtohet çështja e barazisë gjinore”, tha Demolli.

Sipas saj, ajo që vërehet më tepër në këtë parafushatë zgjedhore, është edhe dukuria kur gratë mbajnë tubime me gra, kurse burrat me burra.

“Në rrjete sociale për çdo ditë shihet se disa gra kanë mbledhur disa gra tjera, kurse disa burra kanë mbledhur burra të tjerë në tubime, gjithçka e ndarë. Barazia gjinore është vlerë e shtetit të ri të Republikës së Kosovës”, tha Demolli.

Sipas shoqërisë civile, edhe pjesëmarrja e grave në listat zgjedhore është jo e barabartë. Partitë politike në Kosovë tashmë kanë hartuar dhe dorëzuar listat e kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, duke përfshirë edhe kuotën ligjore e cila parasheh që 30 për qind e kandidatëve të jenë gra. /RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here