Home LAJME Gani Krasniqi sot në Speciale

Gani Krasniqi sot në Speciale

195
0
SHARE

Njëri nga ish-ushtarët e UÇK-së, Gani Krasniqi, sot dhe nesër do të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, pasi më herët kishte marrë ftesën për intervistim.

Ai më herët ka njoftuar se ftesën e ka pranuar më 11 tetor, dhe se më 11 dhe 12 nëntor 2019, në ora 9.00 do të paraqitet pranë kësaj zyre për të dhënë prova, informacione dhe dëshmi.

“Provat, dëshmitë…, motivohen me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse përkufizimi i datave është: 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000! Për t’u përgjigjur pozitivisht, më obligon një pjesë e deputetëve të papërgjegjshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës [..] Natyrisht, ashtu siç e ndjej për nder, që isha pjesë UÇK‐së së Lavdishme, ashtu do të dëshmoj për Luftën e drejtë të saj”, kishte thënë Gani Krasniqi më 19 tetor kur edhe kishte bërë me dije se është i ftuari i radhës nga Specialja. /RadioRinia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here