Home LAJME Gashi: MKRS do të jetë në shërbim të të rinjve

Gashi: MKRS do të jetë në shërbim të të rinjve

112
0
SHARE

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë shpërndarjen e certifikatave për të rinjtë që kanë marrë pjesë në trajnimin për ndërmarrësi dhe zhvillim të planeve të biznesit.

Me këtë rast ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka thënë se si ministri janë në mbështetje të rinisë.

“Përmes këtyre trajnimeve i është dhënë mundësia për t’u trajnuar të rinjve nga të gjitha komunat. Unë dhe MKRS do të jemi në shërbim të të rinjve të Kosovës, që ata të mos e shohin si zgjidhje largimin nga Kosova. Në vitin 2019 i kemi dhënë fokus të veçantë fondit rinor”, tha ai.

Përfaqësuesi nga organizatat implementuese të projekteve për trajnime për ndërmarrësi për të rinj, Safet Fazliu, janë bëfasuar me idetë e të rinjëve për zhvillimin e bizneseve.

“Ajo çka mund të them për rinin është se kemi një rini shumë energjike, dhe jemi të befasuar nga idetë e tyre për zhvillim të bizneseve. Këto ide të juaja do të mbesin të pazbatuara nëse nuk ka mbështetje nga institucionet e Kosovës”, tha ai.

Fazliu ka kërkuar nga ministri që të rris buxhetin për trajnime të tilla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here