Home LAJME Gjinekologjia me salla të reja të operacionit

Gjinekologjia me salla të reja të operacionit

400
0
SHARE

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili duke prezantuar sallat e reja të operacionit në Gjinekologji, ka thënë se po i japin fund gjendjes jo të mirë në këtë klinikë.

Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook.

“Gjinekologjia me salla të reja të operacionit. Po i japim fund edhe gjendjes jo të mirë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Për vite me radhë kjo klinikë ka funksionuar me pajisje të vjetra në sallat e operacionit, të cilat kanë vështirësuar punën e profesionistëve shëndetësorë. Kemi blerë tavolina moderne gjinekologjike, tavolina të reja operative dhe llamba operative për të gjitha sallat, për të rritur sigurinë dhe cilësinë e shërbimeve. Ai ka shtuar se pas sallave operative, do t’i ndërrojnë edhe shtretërit për pacientet në këtë klinikë”, ka shkruar Ismaili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here