Home LAJME Gjuha shqipe, lëndë zgjedhore në Turqi

Gjuha shqipe, lëndë zgjedhore në Turqi

55
0
SHARE

Mësimdhënia e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore në shkollat 8 vjeçare në Turqi, përkrah kurseve intensive të pavarura të shqipes u konsiderua sot si një arritje e rëndësishme nga Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli.

Në mesazhin drejtuar shqiptarëve me rastin e festave të fundvitit, Gazheli evidentoi të gjitha sfidat dhe arritjet gjatë vitit 2018.

Për sa i përket gjeopolitikës, Gazheli vlerësoi se Turqia është një ndër partnerët besnik të Shqipërisë dhe të çështjes shqiptare kudo në botë, të cilën e ka vërtetuar me mbështetjen e fundit të kandidaturave tona në OSBE, në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, etj.

Përveç kësaj, Gazheli theksoi se ambasada shqiptare ka qenë aktive si në diplomacinë ekonomike me vizitat që ka bërë dhe në thithjen e investimeve. Po ashtu, ai nënvizoi asistencën e ofruar shqiptarëve apo rolin e ambasadës në ekuilibrin e marrëdhënieve me vendin pritës dhe vendin që mbulojmë.

Gjithashtu, Gazheli theksoi se shumë të sëmurë që zgjedhin të kurohen në Turqi falë marrëveshjes midis dy shteteve tona gjejnë mbështetje dhe zgjidhje këtu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here