Home LAJME GLPS prezanton “Minimumin e një Platforme për Dialogun e Fazës Finale në...

GLPS prezanton “Minimumin e një Platforme për Dialogun e Fazës Finale në mes të Kosovës dhe Serbisë”

380
0
SHARE

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban sot konferencë për media, ku prezanton një propozim për “Minimumin e një Platforme për Dialogun e Fazës Finale në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Konferenca mbahet në ora 11:00.

GLPS konsideron që, si pikënisje, partitë politike në Kosovë duhet të orientojnë politikën e tyre partiake dhe institucionale mbi një numër parimesh të cilat duhet doemos të reflektojnë: a) pritjet minimale të Kosovës nga ky proces, dhe b) vijat e kuqe mbi të cilat nuk mund të ketë negociim.

“Duke u bazuar në misionin e organizatës dhe me qëllim që të kontribuoj në mënyrë më të drejtpërdrejtë në këtë fazë të procesit, GLPS u propozon partive politike në Kuvend këtë dokument. Në vlerësimin tonë, ky dokument përmban pikat që duhet të shërbejnë si parime minimale të Platformës për Dialogun mbi Fazën Finale në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

Dokumenti që do të prezantohet është rezultat i një analize të thelluar të pritjeve të bashkësisë ndërkombëtare mbi këtë fazë të dialogut, të llojit të kërcënimeve të shtetësisë së Kosovës dhe stabilitetit të saj të brendshëm, kurse propozimet e dhëna janë në pajtim të plotë me praktikat e shteteve tjera dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare që qeverisin marrëdhëniet në mes shteteve./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here