Home Sports Golovini e refuzon Chelsean në momentin e fundit

Golovini e refuzon Chelsean në momentin e fundit

1009
0
SHARE

Zëvendës-presidenti i Monacos, Vadim Vasilyev, e ka konfirmuar transferimit e mesfushorit rus, Aleksandër Golovinit, nga CSKA Moscowa për 30 milionë euro. 22-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare pasi të përfundojë testet mjekësore.

Mesfushori dukej se do t’i bashkohej klubit anglez Chelseat, megjithatë ai ka ndërruar mendje pasi londinezët e transferuan Jorginhon nga Napoli, transmeton Gazeta Gjilani.

Drejtori teknik i Monacos, Michael Emenalo, i cili e siguroi transferimin e Golovinit, kishte po të njëjtën pozitë te Chelsea deri në nëntor të vitit të kaluar. Vetëm tri javë më parë, ai u zyrtarizua si drejtor teknik i klubit francez.

“Monaco dhe CSKA Moscow janë pajtuar përfundimisht për transferimin e Golovinit. Bisedimet ishin të komplikuara. Deri në momentin e fundit, unë nuk isha i sigurt se do të arrihej marrëveshja”, ka thënë zëvendës-presidenti i Monacos.

“Në një takim me liderët e klubit nga Torino (Juvenusi) në maj të këtij viti, unë kam dëgjuar se transferimi i Alekandrit për te ekipi i tij ishte kompletuar”.

“Megjithatë, konkurrenti ynë kryesor ishte Chelsea. Unë besoj se Monaco i kishte ofruar kushte më të favorshme klubit dhe një projekt më të kuptueshëm lojtarit”.

“Chelsea është ndër ekipet më të mira, të cilin e trajtojë me shumë respekt, por mesfusha e tyre është e mbingarkuar. Sipas mendimit tim, Aleksandr pa dyshim se mund të luajë në cilindo nga ekipet më të mëdha në botë. Por, atij i duhet më shumë kohë sepse tani është në një fazë tranzicioni”. /Gazeta Gjilani/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here