Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Graso, ka deklaruar se forcat speciale të Kosovës mund të veprojnë në veri pa kërkuar lejen e misioni të paqeruajtës të NATO-s.
Ai në një intervistë për gazetën serbe Politika për numrin e nesërm ka thënë se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë mandat të veprojnë në çdo pjesë të Kosovës pa marrë miratimin nga ana e KFOR-it.
Ndërsa, sa i përket lëvizjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Graso tha se kjo duhet të lejohet nga ana e komandantit të KFOR-it.