Home Sports Grezda flet pas ndeshjes së parë si titullar: Ishte e vështirë, rëndësi...

Grezda flet pas ndeshjes së parë si titullar: Ishte e vështirë, rëndësi kanë tri pikët

218
0
SHARE

Eros Grezda e ka fituar një vend titullari tek skuadra e famshme skoceze Rangers.

Sulmuesi shqiptar ka qenë titullar në fitoren e Rangersit në udhëtim tek St Mirren 0-2.

Edhe pse nuk ishte ndonjë paraqitje e madhe nga Grezda, gjakovari ka thënë se është argëtuar në fushë.

Por ai është ankuar në kushtet atmosferike pasi kishte shumë erë dhe shi.

“Jam argëtuar shumë duke luajtur me skuadrën që nga fillimi, por ishte pak e vështirë për shkak të kushteve atmosferike, shi dhe erë e fortë”.

“Gjëja më e rëndësishme në fund është që morëm tre pikët dhe fitoren që na duhej. Mendoj se kemi bërë mirë sot, sidomos pas një pjese të parë të vështirë, ku kushtet atmosferike i kishim kundër. Në pjesën e dytë ne luajtëm futboll të mirë”, tha futbollisti shqiptar për faqen zyrtare të klubit.

(Photo by Ian MacNicol/Getty Images)

23-vjeçari ka folur edhe për ndryshimin mes kampionatit kroat dhe atij skocez.

“Futbolli këtu është pak më ndryshe, pasi në Kroaci luan më shumë taktikisht, ndërsa këtu është futboll më agresiv dhe me shpejtësi. Por futbolli skocez është i mirë për mua, pasi unë jam një lojtar agresiv, një lojtar i shpejtë, ndaj jam i lumtur që jam këtu”, tha Grezda.

Pas 11 javëve në kampionat, Rangers zë vendin e tretë në tabelë me 21 pikë, pesë më pak se lideri Hearts që ka një ndeshje më shumë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here