Home LAJME Haradinaj bënë homazhe te varri i Rugovës: Vizioni politik i presidentit, pikënisje...

Haradinaj bënë homazhe te varri i Rugovës: Vizioni politik i presidentit, pikënisje se sovraniteti dhe integriteti i shtetit janë të paprekshëm

241
0
SHARE

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe sot te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Haradinaj po ashtu ka vizituar edhe familjen e presidentit të ndjerë, duke thënë se kjo është një traditë e marrëdhënies së mirë dhe e respektit të ndërsjellë.

Postimi i plotë:

Vizioni politik i presidentit Rugova përveç që është vlerë e patjetërsueshme, na shërben edhe si pikënisje, se sovraniteti dhe integriteti i shtetit, janë parime të paprekshme dhe të panegociueshme. Në shenjë nderimi për angazhimin e tij jetësor për shtet të pavarur e paqësor, si dhe orientimin properëndimor të Kosovës, sot, kam bërë homazhe te varri i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Poashtu, në një vizitë miqësore ndava disa çaste me familjen e respektuar Rugova, një traditë e marrëdhënies së mirë dhe e respektit të ndërsjellë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here