Home LAJME Haradinaj emëron Rosaria Petta këshilltar për Çështjen e Arbëreshëve

Haradinaj emëron Rosaria Petta këshilltar për Çështjen e Arbëreshëve

240
0
SHARE

Arbëreshet e Italisë përgjatë shekujve kanë treguar vetëdije të lartë në ruajtjen e vlerave kombëtare dhe historike të shqiptarëve. Kjo është një vlerë e madhe e jona të cilën duhet ta ruajmë dhe ta avancojmë.

Kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj, pasi priti në takim Rosario Petta, kryetarin e Komunës Arbëreshe ‘Piana degli Albanesi’ në Sicili.

“Në të kaluarën ka qenë i vështirë komunikimi. Tani kjo situatë ka ndryshuar për të mirë dhe kjo na ofron më shumë zemrat, njohjet dhe dijet tona”, tha Haradinaj, duke shtuar se Qeveria e vendit do të angazhohet në ruajtjen e këtij komunikimi, përmes takimeve dhe vizitave të dy anshme dhe adresimit të çështjeve me interes për të dyja palët.

Kryeministri Haradinaj me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe komunikimit me Arbëreshet e Italisë, e ka emëruar Rorario Petta këshilltar të jashtëm që do të merret me çështjet e Arbëreshëve dhe e nderoi atë me Medaljen e Skënderbeut, për kontributin e dhënë në avancimin e raporteve.

Pjesë e takimit ishte edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Diasporë, Dardan Gashi. /RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here