Home LAJME Haradinaj pas takimit me delegacionin gjerman: Gjermania mbështet mosndryshimin e kufijve të...

Haradinaj pas takimit me delegacionin gjerman: Gjermania mbështet mosndryshimin e kufijve të Kosovës

34
0
SHARE

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka takuar një delegacion nga Parlamenti Federal i Gjermanisë.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se në këtë takim është diskutuar për mbështetjen e Gjermanisë në liberalizimin e vizave, dhe për qëndrimin konsistent të Gjermanisë për mosndryshim të kufijve.

Ai ka shkruar se delegacionit gjerman i ka thënë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të jetë pa kushte, që rezulton në njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

“Kosova është mirënjohëse për angazhimin konkret dhe të drejtë të Gjermanisë, në proceset më të rëndësishme të vendit dhe në rrugën tonë të integrimit. Këtë vlerësim ua shpreha sot, delegacionit nga Parlamenti Federal i Gjermanisë, konkretisht përfaqësuesve nga Nënkomiteti për Parandalimin e Krizave Civile, Menaxhimin e Konfliktit dhe Veprimeve te Integruara, të kryesuar nga deputeti Ottmar von Holtz.

Theksova se procesi i Berlinit, i iniciuar nga shteti Gjerman, mbetet instrumenti më i rëndësishëm i integrimit të Ballkanit në Europë dhe si vend kemi qenë tejet konstruktiv karshi detyrimeve tona. Në këtë frymë, mbështetja e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, është i domosdoshëm, si një e drejtë e qytetarëve tanë dhe një konfirmim i orientimit tonë euro-atlantik.

Kosova ka dëshmuar pjekuri të lartë politike dhe demokratike në zgjedhjet e fundit në vend, duke e konfirmuar faktin se jemi një vend stabil, kontribues për paqe në rajon dhe shembull i zbatimit të rendit dhe ligjit. Qëndrimi konsistent i Gjermanisë për mosndryshim të kufijve është tejet i rëndësishëm.
Theksova po ashtu se dialogu Kosovë – Serbi duhet të jetë pa kushte, që rezulton në njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj./RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here