Home LAJME Haradinaj: Përulem me respekt para kujtimit dhe veprës së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Haradinaj: Përulem me respekt para kujtimit dhe veprës së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

203
0
SHARE

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Bajram Rexhepin në dy vjetorin e vdekjes së tij.

Haradinaj në një shkrim të bërë në Facebook, ka thënë se Bajram Rexhepi, do të mbetet gjithmonë në kujtesën shtetërore si personalitet që e shquanin virtytet e fisnikërisë, përkushtimit dhe profesionalizmit.

Tutje ai ka thënë se Bajram Rexhepi, në një kohë përplot sfida, të rimëkëmbjes së vendit, mori detyrën e kryeministrit të Kosovës, duke luajtur rol konstruktiv në shumë procese të vështira politike.

Haradinaj ka theksuar se përulet me respekt para kujtimit dhe veprës së ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Bajram Rexhepi, do të mbetet gjithmonë në kujtesen shtetërore si personalitet që e shquanin virtytet e fisnikërisë, përkushtimit dhe profesionalizmit. Ai iu përgjigj thirrjes së dyfishtë, profesionale dhe patriotike të luftës çlirimtare. Në një kohë përplot sfida, të rimëkëmbjes së vendit, mori detyrën e Kryeministrit të Kosovës, duke luajtur rol konstruktiv në shumë procese të vështira politike. Përulem me respekt para kujtimit dhe veprës së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

RH

/RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here