Home LAJME Haradinaj priti në takim Azgan Haklajn, President i Unionit të Artistëve të...

Haradinaj priti në takim Azgan Haklajn, President i Unionit të Artistëve të Kombit Shqiptar

235
0
SHARE

kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ish deputetin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Azgan Haklaj, njëkohësisht edhe Presidentit të Unionit të Artistëve të Kombit Shqiptar.

Haradinaj me këtë rast në shenjë mirënjohjeje për kontributin e veçantë të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar në ruajtjen dhe lartësimin e vlerave artistike e kombëtare i ka ndarë Haklajt medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

“Në emër të Qeverisë së vendit, kam nderin t’iu ndajë medalen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” , në këtë rast, dekoratën e kryetarit të Qeverisë, ju, si president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar. Nëse e pranoni, e kam për nder t’iu ndajë edhe simbolikisht”, është shprehur kryeministri Haradinaj, duke iu uruar sukses të gjithë artistëve që siç tha ai, i lartësojnë vlerat tona shqiptare./RadioRinia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here