Home LAJME Haradinaj: Taksa për importet serbe nuk do të largohet derisa Serbia ta...

Haradinaj: Taksa për importet serbe nuk do të largohet derisa Serbia ta njoh Kosovën

341
0
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij se taksa ndaj produkteve të importuara nga Serbia, do të mbetet derisa Serbia ta njoh shtetësinë e Kosovës.

Ai këto komente i ka bërë në Konventën e Parë të Prodhuesve të Kosovës të mbajtur të enjten.

“Ky vendim mund të mbetet aq gjatë sa Serbia ta njeh Kosovën dhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet tjera”, tha Haradinaj”.

“Të shërbej taksa që po jemi zgjuar, dhe se ky është vendim i Kosovës, dhe se Kosova e ka marrë këtë vendim sepse nuk  ka pasur zgjidhje tjetër”, ka shtuar Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjithashtu ka kërkuar nga prodhuesit kosovarë që të mos e keqpërdorin sipas tij, situatën e krijuar më vendosjen e importeve nga Serbia, duke e rritur çmimin e produkteve të tyre dhe që të kenë që edhe serbët e Kosovës t’i furnizojnë me mallra.

“Ju lutem shfrytëzojeni, por mos e keqpërdoreni, mos i rritni çmimet. Është koha reale me iu dhënë përparësi produkteve vendore. Serbia i ka keqpërdorur serbët e Kosovës, është mirë të kemi kujdes që serbët e Kosovës t’i furnizojmë me të gjitha produktet e mundshme”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, kjo masë nuk është marrë për serbët e Kosovës.

Ndryshe, të enjten po mbahet Konventa e Parë e Prodhuesve të Kosovës. Gjatë kësaj konvente, do të bëhet dhe lansimi i platformës digjitale Made in Kosova. Platforma Made in Kosova është një platformë digjitale për promovimin e kompanive të Kosovës dhe produkteve në mbarë botën, e cila do shërbejë në rritjen dhe zhvillimin e kompanive dhe i bënë ato pjesë të zinxhirit së vlerës globale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here