Në komunën e Rahovecit të premten është hapur Festivali “Hardh Fest”, i cili tashmë ka karakter ndërkombëtar.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe dy përfaqësuesit kryesorë të shtetit, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj. Edhe pse kohëve të fundit Thaçi e Haradinaj kanë qenë rival të ashpër politik, sidomos rreth idesë së korrigjimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Rahovec ata janë parë të buzëqeshur përballë njëri – tjetrit. Në shoqëri të Thaçit dhe Haradinajt ka qenë edhe presidenti Meta, por jo edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka marrë pjesë në hapjen e “Hardh Fest”-it. /RadioRinia