Home LAJME Hardinaj: Vendimi i Parlamentit të Maqedonisë, lajm i mirë edhe për Kosovën

Hardinaj: Vendimi i Parlamentit të Maqedonisë, lajm i mirë edhe për Kosovën

241
0
SHARE

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka vlerësuar votën e Kuvendit të Maqedonisë pro ndryshimeve kushtetuese për ndryshimin e emrit.

Haradinaj, përmes postimit në Facebook, ka thënë se orientimi euro-atlantik i shteteve të Ballkanit Perëndimor është jetik në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Vota e Parlamentit të Maqedonisë në mbështje të fillimit të procedurave kushtetuese për ndryshimin e emrit, është lajm i mirë edhe për Kosovën e rajonin.

Vizioni, guximi dhe pjekuria politike e lidershipit dhe popullit të Maqedonisë ishin vendimtare për t’u ngritur mbi të kaluarën jo të lehtë historike, dhe për t’i dhënë fund njërës prej mospajtimeve më të vështira në rajon.

Orientimi euro-atlantik i shteteve të Ballkanit Perëndimor është jetik në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Haradinaj. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here