Home LAJME Haziri: 2018-ta i kushtohet, 80-vjetorit të Bibliotekës, veprimtarit Rexhep Elmazit, 45-vjetorit të...

Haziri: 2018-ta i kushtohet, 80-vjetorit të Bibliotekës, veprimtarit Rexhep Elmazit, 45-vjetorit të radio Gjilanit e romancierit Ramadan Rexhepi

191
0
SHARE

Biblioteka e Gjilanit, ka shënuar sot 80 vjetorin e themelimit të saj, dhe në këtë ditëlindje ka mbledhur rreth vetes një numër të madh të përsonaliteteve dhe dashamirëve të librit, por edhe veteranët të cilët kanë qenë pjesë e këtij institucioni në periudha të ndryshme të veprimit të saj, që nga themelimi.

Në fjalën e tij kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se biblioteka e Gjilanit ka qenë dhe mbetet një institucion që ka dhënë kontributin e madh dhe shërbimin për shumë gjenerata, ndërsa vitin 2018, ai, ia dedikon 80 vjetorit të bibliotekës, veprimtarit të shquar Rexhep Elmazit, 45 vjetorit të themelimit të radio Gjilanit dhe laureatit të çmimit “Beqir Musliu”, romancierit Ramadan Rexhepi.

“Gjilanasit gjithmonë janë bashkuar për ti ndihmuar qytetit të vet në shërbim të qytetarit në përgjithësi. Kështu janë bashkuar studentët gjilanas para 80 vjetësh, që në Gjilan të sjellin libra e të themelojnë institucionin e Bibliotekës, të tillë ishin gjilanasit që na kanë ndihmuar brenda Komisionit Evropian për ta debllokuar procesin që kishte ndërpre punimet në këtë objekt dhe të bashkuar do të jemi gjithmonë në mbrojtjen e interest të qytetarëve dhe afirmimin e kulturës së lartë që kemi në të gjitha aspektet”, ka thënë kryetari Haziri.

“Përvjetori më i madh i institucionit është ky përvjetorë që sot shënon 80 vjetorin e themelimit. Gati një shekull që gjilanasit janë të lidhur zyrtarisht me librin. Që nga profesori Ibrahim Shabani e deri te drejtori aktual i Bibliotekës. I falënderoj të gjithë drejtuesit dhe punëtorët e këtij institucioni, që kanë dhënë kontributin e çmueshëm për të ardhur deri këtu ku jemi sot me kushte e mundësi tepër të mëdha. Dje kishim ceremoninë e ndarjes së çmimit “Beqir Musliu”, për romancierin e madh dhe të vetëm të kësaj ane, Ramadan Rexhepi, i cili është kthyer në Gjilan pas 60 vitesh kontribut në mërgatë”, u shpreh kryetari Haziri.

Ai ka bërë të ditur që kjo Bibliotekë është e fuqishme falë publicistëve të mëdhenjë e të njohur që kishte kjo anë e të cilët kanë dhënë e po japin vazhdimisht për librin dhe për lexuesin në përgjithësi.

“Shumë shpejtë në këtë Bibliotekë do të kemi dhomën e shkrimtarit e publicistit, Enver Tali, e kemi tashmë dhomën e Ramadan Musliut, është e paralajmëruar dhoma për publicistin e madh të letrave shqipe, Beqir Musliun dhe shumë kërkesa të tjera dhe bëjnë kështu që Biblioteka Fan Noli, multiplikon qëllimin e vet. Ky është vend i librit, i të rinjëve dhe të rejave që lexojnë, vend i aktiviteteve kulturore. Nga një vend ku kohë më parë ishte Armata Jugosllave, që më tepër ishte sinonim i okupimit, tani është bërë një vend i frymëzimit, gjallërisë, rinisë dhe kreativitetit. Vitin 2018 në Gjilan, i dedikohet 80 vjetorit të bibliotekës, veprimtarit të shquar Rexhep Elmazit, 45 vjetorit të themelimit të radio Gjilanit dhe laureatit të çmimit “Beqir Musliu”, romancierit të madh, Ramadan Rexhepit”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ka uruar përvjetorin e 80 të bibliotekës “Fan S. Noli”, duke vlerësuar angazhimin dhe punën që është bërë nga institucionet komunale, që të bëhet një Bibliotekë e tillë, e cila ka kushte jashtzakonisht të mira për lexuesit dhe ndihmën që ata të orientohen e të jenë faktorë të rëndësishëm gjatë jetës.

“Është për të përshëndetur e falënderuar kontributin e madh që ka dhënë Komuna e Gjilanit, kryetari Lutfi Haziri dhe Komisioni Evropian, që këtu të qëndrojnë për kohë të gjatë përmes veprave të tyre, intelektualë të shumtë dhe të shfletohen njëkohësisht nga student e nxënës që ta përdorin dijen në angazhimet e tyre. Ky institucion ofron para lexuesve vlera të larta të autorëve të shquar mbarbotëror dhe bëhen pjesë e shoqërisë sonë në rrugëtimin përpara”, potencoi ai mes tjerash.

Kurse Qazim Azizi, drejtor i Bibliotekës “Fan S. Noli”, ka thënë se sot është një ditë e veçantë, sepse kujtohet puna, sakrifica e madhe dhe përkushtimi që kishin të rinjtë para 80 vjetësh për themelimin e bibliotekës.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që u bënë pjesë e rrugës së gjatë të mbajtjes gjallë dhe veçanërisht të kryetarit Haziri, Komisionit Evropian, punëtorëve të shumtë dhe të rinjëve, që edhe sot bëjnë shumë, që ky të jetë një vend që frekuentohet nga qindra të rinjë të Gjilanit dhe regjionit.

Në fund kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka ndarë një mirënjohjë për këtë bibliotekë, në shenjë “falënderimi për kontributin e dhënë në promovimin e librit shqip për tetë dekada me radhë”. Gjithashtu Biblioteka Kombëtare, ka dhuruar kompletin e librave të autorit të mirënjohur, Ismail Kadare, dhe janë bërë ndarja e mirënjohjeve nga ana e Bibliotekës për kontributdhënësit e ditëve më të vështira të Bibliotekës “Fan S. Noli”./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here