Home LAJME Haziri e dejtori i Arsimit në Bursa instensifikojnë bashkëpunimin

Haziri e dejtori i Arsimit në Bursa instensifikojnë bashkëpunimin

204
0
SHARE

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka pritur sot në takim pune një delegacion të drejtorëve të shkollave në Bursa të Turqisë, në krye me drejtorin e Arsimit atje, Gürhan Çokgezer.

Kryetari Haziri, pasi e falënderoi delegacionin turk për vizitën në Gjilan, tha se është rast i mirë që pas binjakëzimit të shkollave, të kalojmë në nivel të fëmijëve e nënësve e studentëve në mënyrë që t’i marrin përvojat e arsimit në Republikën e Turqisë

“E falënderoj shumë drejtorin e Arsimit në Bursa, Gürhan Çokgezer, për një përkushtim që shkollat e Gjilanit të binjakëzohen dhe të zhvillohen. Po ashtu, edhe drejtorët e shkollave tona i falënderoj për punën, angazhimin dhe organizimin, derisa drejtori Gagica ka qenë njëri prej njerëzve kryesor që ka ndikuar në këtë bashkëpunim. Tash e tutje do të kalojmë në nivel të fëmijëve e nënësve e studentëve në mënyrë që t’i marrin përvojat e arsimit në Republikën e Turqisë”, tha Haziri pas takimit.

Drejtori i Arsimit në Bursa, Gürhan Çokgezer, e ka falënderuar kryetarin Haziri dhe përfaqësuesit e arsimit në Gjilan, për pritjen jashtëzakonshme që i kanë bërë dhe ofrimin e bashkëpunimit.

“Është hera e pestë që po vijmë në Gjilan dhe së bashku jemi me tetë drejtorë të shkollave të binjakëzuara me tetë shkollat këtu. Dituria arrihet duke u shpërndarë dhe ne do t’i marrim përvojat dhe dituritë tuaja për t’i implementuar edhe në Turqi. Shpresoj në ditë më të mira për të dy shtetet’, ka deklaruar Çokgezer.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i shoqatës Kosova-Shkup, Rexhep Gunduz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here