Home LAJME Haziri: Kudo që shkojmë, do të krenohemi me investimin në Banjën e...

Haziri: Kudo që shkojmë, do të krenohemi me investimin në Banjën e Dobërçanit, Vëllezërit Ibishi

89
0
SHARE

Në Dobërçan të Gjilanit, është inauguaruar dje njëra prej banjave më innovative në rajon, Vëllezërit Ibishi.

Në ceremoninë e hapjes, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se kudo që shkojmë, do të krenohemi me investimin në Dobërçan të Vëllezërve Ibishi.

“Familja Ibishi, me punën dhe djersën e tyre, janë shembulli më i mirë i të bërit biznes. Një të mirë që ua ka dhënë Zoti, e kanë përkthyer në të mirë të përgjithshme siç është Baja e Dobërçanit. Ky biznes po bëhet edhe falë punës së madhe në mërgim të pronarit Sabit Ibishi. E ndaj gëzimin me ju dhe me gjithë këta njerëz të pranishëm, sepse kështu Kosova zhvillohet, me njerëzit që kanë punuar jashtë dhe e kthejnë investimin në vendlindje. Me këtë investim, ne do të krenohemi kudo që shkojmë. Kjo kodër e Zotit u përkthyer me këtë vepër të mirë dhe në interes të përgjithshëm”, tha Haziri.

Në emër të familjes, ka folur pronari Sabit Ibishi, i cili tha se që prej vitit 2008 kur edhe kanë filluar operimin, tashmë Banja Vëllezërit Ibishi po bëhet me asortiment të gjerë, ku njerëzit do të mund ta shfrytëzojnë banjën për shërim edhe brenda, në objekt të mbyllur dhe në çdo stinë.

Në këtë ngjarje ka folur edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu. /RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here