Home LAJME Hoti: Zyrtarët e Vetëvendosjes nuk ishin korrektë me LDK-në

Hoti: Zyrtarët e Vetëvendosjes nuk ishin korrektë me LDK-në

114
0
SHARE

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është fituese absolute e zgjedhjeve.

Duke folur në një intervistë për RTK, ai ka thënë se subjekti i drejtuar nga Albin Kurti nuk ka qenë korrekt në raport me LDK-në. “Veçanërisht ditëve të fundit, zyrtarë të caktuar të Vetëvendosjes nuk kanë qenë korrektë, duke u ngutur të deklarojnë gjëra që nuk duhet të deklarohen, sepse atë që po mundohemi ta promovojmë gjatë këtyre bisedave  dhe të ndërtojmë një partneritet për katër vitet e ardhshme, është mbi bazën e normalisht të një marrëveshje të nënshkruar nga kryetarët e partive”, është shprehur Hoti.

Ai ka thënë se LDK insiston që pjesë marrëveshjes të jenë të gjitha institucionet që burojnë nga Kuvendi, përfshirë edhe Presidenti i vendit.  “Negociatat nuk kanë përfunduar, është një situatë normale… Do të vazhdojmë edhe më tutje të takohemi, deri në një marrëveshje”, ka thënë Hoti.

Ai ka theksuar se në rast se dështon marrëveshja atëherë përgjegjësia nuk është e LDK-së, por sipas tij marrëveshja nuk do të dështojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here