Home LAJME Humb jetën 17 vjeçarja pasi u sulmua nga qentë endacak

Humb jetën 17 vjeçarja pasi u sulmua nga qentë endacak

239
0
SHARE

Gjatë orëve të mbrëmjës pasi u sulmua nga qentë endacak një vajzë 17-vjeçare nga Gostivari  humbi jetën.

Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari nëpërmjet një statusi të publikuar në Facebook shpreh keqardhje për rastin e ndodhur mbrëmë në Gostivar, ku vajza 17-vjeçare ndërroi jetë.

Taravari cek se në të njëjta rrethana ka humbur një person nga familja e tij, ndërsa sa do që rasti ene nuk ka një version zyrtar Taravari është i pirur t’i besoj.

“Ndjej përgjegjësi të plotë si Kryetar i Komunës së këtij qyteti që të sqaroj se në mandatin tonë, ne trashëguam një kope prej 400 qensh që kemi mundur t’i numërojmë vetëm në Gostivar, e jo më ata të cilët nuk kanë mundur të futen në statistikë” shkruan Taravari duke shtuar se Komuna ka grumbulluar qenë endacak sa ka mundur dhe se kanë operuar 50 prej tyre dhe 100 janë vaksinuar.

“Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjes së vajzës si një vëlla që dje humbi motrën e tij për së dyti, do ju lutesha mos të hyjnë me drama politike ata që nuk e vrasin mendjen fare për dhimbjen e familjes apo atyre që kanë qenë të goditur nga fatkeqësi të tilla” shkroi Taravari në Facebook.

Ai bën thirrje që ta lënë ekipin të punojë pa presion duke mos shpikur histori të ndryshme.

“Të dorëhiqemi tregojmë përgjegjësi 0, të vazhdojmë të çojmë përpara betejën me qentë do të thotë që kemi fuqi e dinjitet” thotë Taravari duke shtuar se ky rast zgjoi motivin për të vazhduar aksioni ndaj qenve endacak.

Përndryshe, mbrëmë pasi u sulmua nga qentë endacak vajza 17-vjeçare ra në lumin Vardar, ndërsa më vonë trupi i saj u gjet i pajetë.

(Foto arkiv)
218
85
31

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here