Humb jetën në aksident i riu Misim Mavriqi
Published on Jun 21 2012 // Siguria
..
Kamenicë – Një aksident tragjik ka ndodhur sot në orët e pasdites në fshatin Feriqevë të Kamenicës. Në këtë aksident ka humbur jetën i riu Misim (Muharrem) Mavriqi nga Lagja Malësia e Kamenicës.
Sipas familjarëve të tij Misimi po kthehej nga arat kur i ka rrëshqitur traktori që drejtonte dhe ka humbur kontrollin mbi të. Nga rrokullisjet e traktorit Misim Mavriqi ka marrë plagë vdekjeprurëse.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër ( e mërkurë), me 20 qershor 2012 në ora 13.00 në varrezat e lagjes “Malësia”. Misim Mavriqi është i lindur më 9 mars 1977./radiopremiera/









