Home Sports Interi ndanë pikët me Romën

Interi ndanë pikët me Romën

115
0
SHARE

Interin e “lënë gjunjët” përballë Romës. Është mbyllur në barazim pa gola, supersfida mes zikaltërve të Antonio Contes dhe verdhekuqve të Fonsekës.

Kryesuesit e Serisë A nuk kanë shkuar më shumë se barazimi në shtëpi përballë romanistëve të cilët duket se janë të kënaqur me pikën e marrë. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, skuadrat nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Interi e kërkoi më me ngulm fitoren, por pa sukses.

Me barazimin e sotëm, zikaltërit rrezikojnë ta humbasin kreun, në rast se Juventus triumfon ditën e nesërme përballë Lazios. Në sfidën e radhës Interi do të jetë mysafir në Firence, përballë Fiorentinës së Montelës, ndërkohë që Roma do të presë SPAL-in në shtëpi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here