Home Teknologji iPhone i 2021 mund të jetë plotësisht ‘wireless’

iPhone i 2021 mund të jetë plotësisht ‘wireless’

303
0
SHARE

Që kur Apple prezantoi një port USB-C në iPad Pro, është spekuluar gjerësisht se kompania përfundimisht mund të bënte një ndryshim të ngjashëm me iPhone.

Sidoqoftë, rezulton se nuk do të jetë kështu. Në vend të kësaj, Apple pritet të vazhdoj me portin Lightning deri në vitin 2021, ku kompania më pas mund të prezantonte një iPhone krejtësisht ‘wireless’.

Ndërsa kjo mund të tingëllojë si një thashetheme e plotë, duhet të theksohet se vjen nga analisti i shquar Ming-Chi Kuo i cili ka qenë mjaft i saktë me parashikimet e tij në të kaluarën.

Për momentin, iPhone mbështet ngarkimin elektrik me tel dhe wireless.

Është përfolur për një kohë që Apple mund të ishte duke punuar në një lloj teknologjie revolucionare të ngarkimit pa tel që mund të mbushë një iPhone pa pasur nevojë për një mbushës me tel.

Nëse parashikimet e Kuo janë të vërteta, ky iPhone mund të debutojë brenda dy viteve të ardhshme.

Kjo për shkak se për momentin, ngarkimi pa tel në iPhone ende nuk është aq i shpejtë në krahasim me atë me kabllo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here