Elita e futbollit kosovar do të rikthehet në aksion pas pushimit ditën e diel shkaku i zgjedhjeve në vend.
Tri ndeshje shumë interesante janë në program për tu zhvilluar ditën e sotme me fillim nga ora 14:30 në Ipko Superligë.

Ballkani momentalisht gjendet e dyta në tabelë me 17 pikë sa ka edhe lideri Drita, derisa Prishtina ka 13 pikë me një ndeshje më pak të zhvilluar. Interesant pritet të jetë edhe në stadiumin Riza Lushta në Mitrovicë. Trepça ’89 pas humbjes nga Dukagjini synon të rikthehet te rezultatet pozitive ku përballë ka kampionin në fuqi të Kosovës, Feronikelin. Edhe Nikli në këtë takim vjen pas një humbje dhe kjo gjë e bënë këtë ndeshje më interesante.
Ndërkohë nxehtë pritet të jetë edhe në Vushtrri, ku përballë njëra tjetrës janë dy ekipet e pjesës së poshtme të tabelës Vushtrria dhe Flamurtari.
E hënë:
14:30
Ballkani – Prishtina
Trepça ’89 – Feronikeli
Vushtrria – Flamurtari