Home Sports Ja çfarë ka thënë Neymari për transferimin e Ronaldos në Juventus

Ja çfarë ka thënë Neymari për transferimin e Ronaldos në Juventus

254
0
SHARE

Ylli i Paris Saint-Germain mendon se kalimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi në Juventus do ta rikthejë kohën e artë të futbollit italian.

Neymari, i cili është rritur në kohën kur Juventusi, Interi dhe Milani janë cilësuar si klubet më të mëdha në Evropë, ka thënë se transferimi i Ronaldos mund ta rikthejë përsëri shkëlqimin e klubeve italiane, transmeton Gazeta Gjilani.

“Kalimi i Ronaldos në Juventus do ta ndryshojë futbollin italian”, ka thënë Neymar.

“Do të jetë përsëri futbolli italian të cilin e kam shikuar si fëmijë”.

“Cristiano është një lojtar i mrekullueshëm, është një legjendë e futbollit, një gjeni, kështu që ne duhet ta respektojmë atë”. /Gazeta Gjilani/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here