Ja lista e plotë e emrave shqip në Shkup
Shkup, Qeveria e Maqedonisënë mbledhjen e fundit u ka dhënë dritë jeshile 45 emërtimeve në shqip, propozime të këshilltarëve të BDI-së në qytetin e Shkupit po dhe vetë këtij institucioni.
“Qeveria i dha mbështetje propozimit të këshilltarëve të BDI-së në qytetin e Shkupit për këto emra shqip. Kjo erdhi pas një diskutimi në mbledhje qeveritare me çka tani këto emra marrin dritën jeshile”, tha zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha.
Rrugët e Shkupit, tani e tutje do të mbajnë emra dhe data të rëndësishme nga historia dhe kultura shqiptare, nga ajo më e vjetër e deri tek bashkëkohorja, duke mos u lënë jashtë as figurat e huaja që kanë kontribuar për çështjen shqiptare.
Lista e plotë:
1. 13 Gushti – Marrëveshja e Ohrit
2. 28 Nëntori – Dita e flamurit shqiptar
3. 4 dhjetori – Çlirimi i Shkupit, forcat e Lidhjes së Prizrenit
4. 5 Maj – Dita e dëshmorëve
5. Abdyl Frashëri – Veprimtar kombëtar
6. Adem Kastrati – Artist i Artit dramatik, figurative dhe njohës i Historisë…
7. Azem Marana – Sekretar i Komitetit kombëtar të demokracisë shqiptare në Shkup, mësues dhe gazetar.
8. Azem Hajdari – Udhëheqës i lëvizjes studentore që rrëzuan diktaturënkomuniste në Shqipëri, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
9. Nacional Demokratët shqiptarë – Organizatë politike ushtarake,një vazhdimësi e programit kombëtar të Lidhjes së Prizrenit.
10. Arbëria – Emri i zëvendësuar i Ilirëve dhe Ilirisë me Arbër dhe Arbëria.
11. Bajram Curri – Personalitet i rëndësishëm i patriotizmitshqiptar, udhëheqës dhe demokrat i njohur.
12. Bekim Fehmiu – Regjisor dhe aktor i njohur shqiptar.
13. Veli Meliqi – Në periudhën e depërtimit të hebrenjve ngaShkupi në Treblikë i shpëtoi nga vdekja mbi 20 hebrenj ngaShkupi të cilët i strehoi në shtëpinë e tij.
14. Dardania – Territori i dardanëve është pjesë përbërëse e Ilirisë.
15. Dervish Hima – Patriot, diplomat, veprimtar dhe publicist injohur i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
16. Dervish Cara – Udhëheqës kryesor i kryengritjes kundër osmanëvenë vitin 1844.
17. Gjergj Kastriot Skënderbeu – Hero kryesor i popullit shqiptar,strateg dhe pushtetar i madh.
18. Gjergj Fishta – Shkrimtar i parë shqiptar i dominuar përçmimin “Nobel”, prozator, poet dhe përkthyes, kryetar i Kongresittë Manastirit dhe udhëheqës i punës lidhur me Alfabetin.
19. Gjon Sereçi – Prijës i Lëvizjes Nacional DemokratikeShqiptare dhe i persekutuar i komunizmit.
20. Viktimat e Bllacës – Më 16 nëntor të vitit 1944 u vranë 111burra të fshatin Bllacë.
21. Iliria – Emër që përfshin Ballkanin perëndimor, veçanërisht shtetetSlloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, Mali i Zi dhe pjesë e Shqipërisë.
22. Isa Boletini – Hero shqiptar në periudhën e Rilindjes KombëtareShqiptare.
23. Ismail Kadare – Shkrimtar dhe Nobelist shqiptar.
24. Ismail Qemali – Udhëheqës i dalluar i Lëvizjes kombëtareshqiptare dhe kryeministër i parë i Shqipërisë së pavarur.
25. Jashar Erebara – Udhëheqës i guximshëm, themelues i klubit“Bashkimi” në Kumanovë, udhëheqës i gazetave “Shkup”,“Shqipëria”, “Pavarësia e Shqipërisë”.
26. Jusuf Gërvalla – Themelues i Lëvizjes kombëtare për Kosovën.
27. Klubi “Bashkimi” – Luajti rolin e lidhjes në brendi të klubevetë Vilajetit të Kosovës.
28. Mbretëresha Teuta – Sundimtare e shte t Ilirë në shekulline pestë p.e.s.
29. Mbreti Gent – Mbreti Ilir që ka sunduar në periudhën eviteve 181 p.e.s deri në vitin 168 p.e.s.
30. Kumbara – Familja Kumbara, njihet si një familje fisnikeshkupjane në periudhën Mesjetës.
31. Nënë Tereza – Humanistja më e madhe shqiptare në botë.
32. Ndue Bytyqi – Prifti shqiptar i besimit katolik në Shkup i cilinjihej edhe si “Bilbili i Kosovës”.
33. Nexhi Draga – Udhëheqës i Lëvizjes kombëtare shqiptare1908 – 1912 dhe deputet në perandorinë otomane.
34. Lidhja e Pejës “Besa Besë” – Më 23-29 janar U formua lidhjae Pejës si një organizatë përfaqësuese Ushtarako-politike dhenjëherësh si vazhdimësi e Lidhjes së Prizrenit.
35. Prishtina – Prishtina është Qendër administrative,ekonomike, kulturore dhe arsimore e Republikës së Kosovës.
36. Sami Frashëri – Rilindës i shquar, ideologu kryesor i LëvizjesKombëtare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist.
37. Shkodra – Rrethina në të cilën sot gjendet qyteti ka qenë ebanuar qysh prej kohërave parahistorike.
38. Liria – Termi liri është diçka për të cilën përpiqet çdo komb,çdo shtet dhe çdo popull.
39. Demonstratat e studentëve 11 Marsi – Demonstrata studentorenë vitin 1981 të cilat ishin vazhdimësi e lëvizjesshqiptare për liri dhe pavarësi kombëtare.
40. Tirana – Përfundimisht u shpall si kryeqytet i Shqipërisë nëvitin 1925 nga ana e Asamblesë kushtetuese.
41. Qemal Skënderi – Zëvendëskryetar i Komitetit qendror tëOrganizatës demokratike kombëtare shqiptare.
42. Faik Konica – Shkrimtar shqiptar, stilist dhe kritik i dalluar.
43. Fan Noli – Shkrimtar amerikano-shqiptar, profesor, diplomatpolitikan, orator dhe kryeministër i Shqipërisë më Vitin 1924.
44. Ferid Murati – Farmakolog shqiptaro-amerikan dhe fitues içmimit “Nobel” për mjekësi në vitin 1998.
45. Hasan Prishtina – Njëri prej personaliteteve më eminente tëLëvizjes kombëtare shqiptare, ideolog i spikatur dhe udhëheqësi kryengritjes. /RadioRinia/









