Home LAJME Jerliu:Tregu i Gjelbër po bëhet më i miri në regjion, jemi bërë...

Jerliu:Tregu i Gjelbër po bëhet më i miri në regjion, jemi bërë krahë i tregtarëve

315
0
SHARE

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes Tregu, Avdyl Jerliu, ka deklaruar se Tregu i Gjelbër do të përfundojë në pjesën e parë të vitit 2020 dhe po bëhet më i miri në regjion.

“Që prej viteve 60-ta, në këtë treg nuk është investuar kurrë. Tash po investojmë mbi 1 milion euro në ndërtimin dhe modernizimin e tij. Pra, po bëhet Tregu më i mirë në këtë regjion të Ballkanit Perëndimor falë përkushtimit të jashtëzakonshëm kryetarit Lutfi Haziri”, ka thënë Jerliu, në konferencën e mbajtur në hapësirat e Tregut të Gjelbër.

Ai ka njoftuar se Komuna ka fituar projektin e ndërtimit të Tregut të Kafshëve në vlerë prej 382 mijë euro, i cili pritet të nis më 1 shkurt të vitit 2020 dhe do të përfundojë brenda 24 muajve.

“Projekti është bashkëfinancim i Komunës së Gjilanit dhe Komisionit Europian, të cilin e falënderoj shumë për përkrahjen e madhe në këtë projekt dhe në përgjithësi në modernizimin e tregjeve në Gjilan”, u shpreh Jerliu.

Kryeshefi i ndërmarrjes Tregu ka thënë se është i lumtur që me sukses e kanë përfunduar edhe projektin e bashkëpunimit ndërkufitar Gjilan-Komunovë, përmes të cilit kanë përfituar fermerët e dy komunave.

“Në kuadër të këtij projekti, janë funksionalizuar tregjet mobile dhe janë trajnuar fermerët. Pra, jemi bërë krahë fermerëve për t’i plasuar në treg produktet e tyre të freskëta. Në kuadër të këtij projekti, Tregu i Gjelbër ka përfituar edhe 100 shtande moderne, të cilat do të inkorporohen në kuadër të projekti të madh”, tha Jerliu, teksa e ka paraqitur punën 1-vjeçare të ndërmarrjes. /RadioRinia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here