Mirëpo ai ka theksuar se SHBA-ja do të jetë në mbështetje të procesit, por nuk do të imponojë asgjë.
“Le ta themi hapur: Amerika është fuqi e madhe dhe ata kërkojnë një rol më të madh udhëheqës amerikan. Unë mendoj se ne do t’ua ofrojmë këtë, por jo në kuptimin e imponimit të diçkaje, jo në kuptimin e presionit për të bërë diçka, por thjesht duke qenë mbështetës të përpjekjeve të tyre dhe duke u përpjekur për krijimin e kushteve që udhëheqjet e të dyja vendeve të mbështeten te përkrahja e Amerikës dhe e Evropës pasi të kenë arritur një marrëveshje”, ka thënë Johnson.
Senatori Johnson ka thënë se detyrë e SHBA-së, por edhe e udhëheqësve të dyjave vendeve është të bindin qytetarët për përfitimet që rrjedhin nga arritja e marrëveshjes dhe dalja nga bllokada aktuale.
“Kjo është e domosdoshme për të bindur popullin e Kosovës dhe të Serbisë, sepse ajo mund të jetë një marrëveshje të cilën ata mund të mos e pëlqejnë, pikërisht si Marrëveshja e Prespës. Qytetarët e Greqisë dhe asaj që sot është Maqedonia e Veriut nuk ishin të kënaqur me të. U desh guxim politik për ta arritur atë marrëveshje. Besoj se të dyja këto vende, pas jo shumë muajsh do ta kujtojnë këtë dhe do të thonë: përse e bëmë aq të madhe? Pse u grindëm aq shumë?”, ka thënë Johnson, transmeton “Zëri i Amerikës”.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë më 4 shtator, senatori Johnson se bashku me senatorin demokrat, Chris Murphy, bën thirrje për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, duke potencuar faktin se kjo kërkon nga të dyja palët të bëjnë sakrifica dhe kompromise.
Të njëjtat mesazhe ata i përçuan edhe gjatë vizitës në Beograd. /RadioRinia