Home Ekonomi Kamenica do të bëhet me stacione hidrometrike dhe hidrometeorologjike

Kamenica do të bëhet me stacione hidrometrike dhe hidrometeorologjike

257
0
SHARE

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, sot u takua me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, me ç’rast diskutuan për projektin “ Hidrosistemi Kikë- Kremenatë”, i cili financohet nga MMPH-ja.

Gjatë këtij takimi u ra dakord që në kuadër të projektit “Hidrosistemi Kikë-Kremenatë”, të ndërtohen tri stacione hidrometrike dhe dy stacione hidrometeorologjike, të cilat parashihet të bëjnë matjen e nivelit të ujërave e që do të shërbejnë për studimin e fizibilitetit.


Matoshi tha se krijimi i rezervave ujore në Kosovë, është prioritet i ministrisë që ai drejton.

“MMPH kujdes të veçantë do t’i kushtojë krijimit të rezervave ujore përmes krijimit të digave të reja. Hidrosistemi Kikë-Kremenatë është prioritet dhe jemi duke ndërmarrë hapa konkretë në realizimin e këtij projekti madhor”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka vlerësuar të domosdoshme ndërtimin e stacioneve hidrometrike dhe hidrometeorologjike në kuadër të projektit “Hidrosistemi Kikë–Kremenatë”.

“Ne e kemi bërë strategjinë për zhvillim për ujëra në Kosovës ku është paraparë vendosja e tri stacioneve ujëmatëse dhe të shiut që do të bëjnë matjen në periudhë një vjeçare”, tha ai. /RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here