Paraditen e sotme një aksident i trefishtë ndodhi në afërsi të Kasharit në autostradën Tiranë – Durrës.
Një makinë tip “Ford“ ngjyrë blu e errët me targa AA 339 KS është kthyer me rrota sipër dhe drejtuesi i saj, ka përfunduar i shtrirë në anë të rrugës.
Ai ka humbur drejtimin e mjetit duke u përplasur me trafikndarëset, ndërsa për pasojë edhe dy makina të tjera janë përfshirë në aksident.
Ky aksident ka sjellë edhe kaos në trafik për shkak se autostrada u bllokua për shumë kohë.