Home LAJME Katër mënyra për ta trajtuar gripin në kushte shtëpiake

Katër mënyra për ta trajtuar gripin në kushte shtëpiake

174
0
SHARE

Simptomat e gripit mund të shkaktojnë shumë komplikime, duke u nisur nga ethet dhe kolli deri te dhimbjet e fytit, kongjestion hundor, etj. Por ka disa mënyra që ju bëjnë të ndiheni më mirë.

Në shumë raste ilaçet e thjeshta shtëpiake mund të jetë gjithë çka ju duhet për t’i hequr qafe simptomat e gripit.

Pini lëngje

Gripi mund t’ju dehidrojë, sidomos nëse keni të vjella dhe diarre. Kështu që sigurohuni të merrni lëngje të mjaftueshme. Konsumimi i ujit është në rregull. Frutat e lëngshëm dhe pijet elektrolitike janë të nevojshëm gjithashtu. Duhet të qëndroni larg pijeve me kafeinë, sepse kafeina është diuretike. Çajrat verbal me mjaltë mund t’i zbusin dhembjet e fytit.

Si mund të siguroheni që jeni duke marrë lëngje të mjaftueshme? Urina juaj duhet të jetë e verdhë e hapur, gati pa ngjyrë.

Alkool, a guxoni të pini? Në asnjë mënyrë. “Kur jeni me grip, gjëja e fundit që duhet të bëni është të pini alkool,” thotë William Schaffner, kryetar i mjekësisë preventive në Vanderbilt University School of Medicine in Nashaville, Tenn. “Ju bënë të jeni të përgjumur, si dhe gripi e bënë të njëjtën.

Pini supë

Për shumë gjenerata, prindërit u kanë shërbyer supë të pulës fëmijëve që ishin të ftohur dhe me grip. Por a kishin mamatë të drejtë? Ka mundësi. Një studim i publikuar në gazetën Chest ka treguar se supa e pulës mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të infeksioneve të traktit respirator, siç është gripi.

Dëgjojeni çka ju thotë trupi

Nëse është duke ju thënë që nuk duhet të bëni ushtrime, atëherë mos bëni. Nëse është duke ju bërë thirrje që të rrini gjithë ditën në shtrat, bëjeni. Pushimi është “një mënyrë e mbështetjes së gjendjes trupore për të luftuar me infektimin”, thotë Blackwelder. Mos e anashkaloni gjumin e natës. Gjumi i mirë ndihmon që sistemi i imunitetit të punojë më mirë, kështu që është e rëndësishme që të bëni 8 orë gjumë.

Shpërlajeni gojë me ujë të kriposur

Shpëlarja e gojës me ujë dhe kripë mund t’ju ndihmoj që të hiqni qafe mukozën e trashë që mblidhet mbrapa në fyt, sidomos pasi që të shtriheni. Gjithashtu mund t’ju ndihmoj t’i zhbllokoni veshët e mbyllur./RdioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here