Home LAJME KDI nga sot me sesion pyetje-përgjigje në “Facebook” me kandidatët për kryeministër

KDI nga sot me sesion pyetje-përgjigje në “Facebook” me kandidatët për kryeministër

257
0
SHARE

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) nga sot lanson sesionet Pyetje&Përgjigje LIVE në “Facebook”, me kandidatë për kryeministër/kryeministre për Zgjedhjet e Përgjithshme të 6 tetorit 2019 lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Të hënën, më 16 shtator nga ora 11:30 në faqen e KDI-së në “Facebook”, ju mund të bashkëbisedoni LIVE mbi këtë temë, me Albin Kurti, nga Lëvizja Vetëvendosje!.

Të gjithë qytetarët mund të bëhen pjesë e këtij bashkëbisedimi me anë të pyetjeve të tyre mbi procesin e dialogut Kosovë-Serbi direkt në FB të KDI. Kyçuni dhe bëni pyetjet tuaja. Të gjithë qytetarët mund të bëhen pjesë e këtij bashkëbisedimi me anë të pyetjeve të tyre mbi procesin e dialogut Kosovë-Serbi direkt në FB të KDI. Kyçuni dhe bëni pyetjet tuaja”, thuhet në njoftimin e KDI-së.

KDI iu ka bërë ftesë të gjithë kandidatëve për kryeministër/kryeministre që të bëhen pjesë e këtij diskutimi dhe gjatë ditëve në vazhdim, do të njoftoheni për oraret e sesioneve të radhës me kandidatët e tjerë. /RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here