Home Magazina Këngëtarja shqiptare Rita Ora ‘ndez’ Dubain, mijëra fansa të pranishëm në koncertin...

Këngëtarja shqiptare Rita Ora ‘ndez’ Dubain, mijëra fansa të pranishëm në koncertin e saj

35
0
SHARE

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, ka mbajtur së fundmi një koncert në Dubai.

Ajo ka performuar para mijëra fansave në kompleksin “W – The Palm”, në mega-koncertin e përvitshëm që ata realizojnë.

E rrethuar nga mijëra të pranishëm, Rita u ndje shumë mirë dhe falënderuese, ndërsa interpretoi para tyre këngët më të suksesshme të karrierës së saj ndër vite.

Nga këngët e kënduara, këngëtarja shqiptare veçoi “New look”. në natë e mbrëmshme, klipin e së cilës e kishte realizuar vetëm pak muaj më parë, po në Dubai.

Pasi ka përfunduar mbrëmja, Rita ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjeteet sociale, disa fotografi nga koncerti, duke treguar se atmosfera ka qenë në kulm.

“Dubai ju ishit fantastikë. Faleminderit të gjithëve që erdhët! Edhe në temperaturë 30 gradë!!”, ka shkruar Rita Ora në Instagram, duke i falënderuar kështu të gjithë për pjesëmarrjen.

Ajo ka qenë përndryshe shumë aktive këtë vit me koncerte të shumta anë e kënd botës, duke promovuar albumin e saj të fundit, “Phoenix”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here