Kërkohet përkushtim maksimal për procesin e riatdhesimin dhe riintegrimin

Published on Jun 21 2012 // Lajme
..

Gjilan -  Në takimin e Këshillit të Drejtorëve, kryetari i Komunës i ka Qemajl mustafa njoftuar drejtorët lidhur me pjesëmarrjen e tij në delegacionin e Republikës së Kosovës në Bruksel për pranimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. 

Ai ka përshkruar aspekte të kësaj vizite të rëndësishme për Kosovën, ku veç tjerash ka bërë të ditur se në Bruksel është ngritur një Komitet që merret ekskluzivisht me çështjen e Kosovës, respektivisht përmbushjen e standardeve për Kosovën. Ky komitet ka për detyrë ta përgatisë një raport për gjendjen e standardeve për Kosovën për liberalizim të vizave dhe zbatimin e tyre.

Njëra prej kaptinave të udhërrëfyesit, i takon pushtetit lokal- komunave e që ka të bëjë me riatdhesimin dhe riintegrimin, të cilën komuna e Gjilanit po e kryen me përgjegjësi dhe përkushtim të madh, dhe pikërisht për këtë, kryetari i Gjilanit, ishte i ftuar të jetë pjesë përbërëse e delegacionin shtetërorë të Kosovës në Bruksel.

Mustafa u ka thënë drejtorëve me këtë rast, që të shtojnë edhe më nivelin e përgjegjësisë për ti qëndruar karshi të gjitha obligimeve dhe detyrave që kërkohen nga ne si Komunë.

Ndërkaq drejtorët kanë raportuar për gjendjen në drejtoritë e tyre dhe kanë marrë obligime të reja për periudhën në vijim.

Gjendja e mire, jo vetëm në arsim por kudo në institucionet e komunës, reflekton përkushtim të qeverisjes, reflekton kulturë, ka thënë kryetari Mustafa, ndaj zërave që sot po dëgjohen, paarsyeshëm dhe pa argumentueshëm, kundër të arriturave të kësaj qeverisje, ka thënë ai. /RadioRINIA/

Leave a comment