Home LAJME Koalicion vetëm me ata që janë për shkëmbim të territoreve

Koalicion vetëm me ata që janë për shkëmbim të territoreve

210
0
SHARE
Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim (LB), Avni Klinaku, ka thënë se kushti i kësaj partie për të bërë koalicion parazgjedhor me subjektet e tjera politike është për shkëmbimin e territoreve Kosovë – Serbi.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Klinaku ka bërë me dije se LB-ja kësaj here do të bëjë koalicion vetëm me ato parti që e përkrahin këtë ide. Ai ka thënë se shkëmbimi i territoreve është e vetmja rrugë për ta zgjidhur problemin shekullor mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, kjo çështje nuk do të mbyllet derisa nuk zgjidhet përfundimisht.

“Zgjidhja e çështjes shqiptaro-serbe bëhet vetëm përmes ndërrimit të territoreve në bazë të vijave etnike”, ka thënë Klinak. /RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here