Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Qëndron Kastrati, ka vlerësuar se AAK – PSD është një prej koalicioneve më komplementare që është bërë në Kosovë.
Ai ka thënë se bashkimi i këtyre dy subjekteve politike për zgjedhjet e 6 tetorit është kombinim shumë i qëlluar.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kastrati ka thënë se koalicioni AAK – PSD ka potencial të madh për zhvillim shoqëror dhe për proceset e ardhshme në vend.
Ai ka shprehur optimizëm se ky koalicion do të jetë fitues i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Madje, sipas Kastratit, PSD-ja dhe AAK-ja do të kenë rritje më shumë se 100 për qind. /RadioRinia