“Kodi i jetës” nuk nxjerr nga biletat as një për qind të investimit
Published on Mar 30 2012 // Lifestyle
..
Ishte pritur katër vjet për t’u finalizuar. U kritikua për realizim të dobët e doli se ka marrë detaje nga “Waterworld” i Kevin Reylonds. Por, asnjëri nga këto fakte nuk “piu ujë”. Filmi “Kodi i jetës” për dhjetë ditë, sa u shfaq në ekranin e madh të Kinemasë ABC, nuk zgjoi kureshtjen as të dy mijë shikueseve.
Filmi me regji të Ekrem Kryeziut, i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës me 240 mijë euro, kishte kushtuar mbi gjashtëqind mijë euro. Nga shitja e biletave, filmi nuk ka nxjerrë as një për qind të kësaj shume.









