Home LAJME Kolona të gjata në Merdare, mërgimtarët presin deri në tri orë për...

Kolona të gjata në Merdare, mërgimtarët presin deri në tri orë për të kaluar kufirin

246
0
SHARE

Përveç sezonit veror, mërgimtarët zgjedhin të vijnë në Kosovë edhe për festat e fundvitit.

Shumë prej tyre kësaj here u nisën drejt Kosovës me vetura, por që njësoj si herët e kaluara sërish iu duhet të përballen me kolona të gjata e pritje të mundimshme në pikat kufitare.

Mëngjesin e sotëm në hyrje të Merdares pritjet raportohet se janë deri në tri ore, dhe thuajse ngjashëm është edhe në pikën kufitare në Muçibabë, ku pritjet arrijnë deri në dy orë.

Ndërsa tek Dheu i Bardhë duket se mërgimtarët e kanë më të lehtë kalueshmërinë, ku pritjet këtë mëngjes ishin vetëm 40 minuta. /RadioRinia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here